Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dalë hapur në mbështetje të protestës së thirrur nga OVL-UÇK në Shkup, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të mbahet nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu”. Në reagimin e tij publik, Ahmeti theksoi se protesta synon kërkimin e drejtësisë dhe kundërshtimin e akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e cilësoi pjesëmarrjen në tubim si akt përgjegjësie kombëtare, nderimi dhe mbrojtjeje të së vërtetës historike mbi luftën çlirimtare. “Liria ka emër – UÇK,” shkroi Ahmeti, duke theksuar se ky emër mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit shqiptar. Ai ftoi qytetarët që të bashkohen në protestë për të treguar unitet dhe qëndrim të përbashkët.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
