Përfaqësuesi i Fondacionit turk “Maarif” u prit nga kryetari Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur në takim, z. Mehmet Nedim Aslan, përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë.

Në takim u bisedua për punën që po zhvillojnë në institucionet arsimore në Prishtinë dhe Prizren, nga niveli parafillor deri tek arsimi i mesëm. Gjatë takimit z. Mehmet Nedim Aslan u informua për potencialin e komunës së Rahovecit, për arritjet e komunës në fushën e arsimit dhe për gatishmërinë institucionale në mbështetje të iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e të rinjve, thuhet në komunikatën e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …