KQZ-ja sot do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës dhe që janë regjistruar për të votuar përmes postës. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …