Visar Azemi: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi dëshpërimisht ndihmë nga mërgata pas 5 vjetësh qeverisjeje

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka drejtuar kriktika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili takoi mërgimtarët tonë në Zvicërr. Ai ka shkruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi dëshpërimisht ndihmë nga mërgata pas 5 vjetësh qeverisjeje. “Kthehuni në Kosovë sepse kemi ekonomi, arsim, shëndetësi të zhvilluar. Këtë thirrje do të duhej t’ua bënte mërgimtarëve një lider dhe një kryeministër nëse për më shumë se një mandat ka bërë punë të mira. E jo të shkoi në mërgatë e të thotë na votoni nga larg, na ndihmoni. Kjo është vetëm një thirrje e dëshpëruar e një kryeministri që e mbanë pozitën e tij me zor” ka shkruar kandidati për deputet, Visar Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …