Wolfgang Petritsch: Roli i SHBA-së në Ballkan po tkurret, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë politik

Diplomati i shquar nga Austria, Uolfgang Petriç ka vlerësuar se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan po tkurret, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë politik. Ai ka shtuar më tutje se Kosova duhet të përshtatet sepse kjo epokë është sfidë e madhe për të. Diplomati, Uolfgang Petriç ka deklruar për Radion Evropa e Lirë se rajoni shihet gjithnjë e më shumë si përgjegjësi evropiane dhe shtetet e Ballkanit, veçanërisht Kosova, e cila nuk është as anëtare e OKB-së dhe as e NATO-s, duhet të përshtaten me këtë realitet. “Ne tani jetojmë në një epokë pasigurie – pasigurie të plotë – e cila për shtetet më të vogla dhe më të brishta si Kosova, paraqet sfidë edhe më të madhe sesa për ato që tashmë janë në Bashkimin Evropian dhe që mund të përpiqen të veprojnë bashkë brenda BE-së” ka theksuar diplomati i shquar nga Austria, Uolfgang Petriç.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …