Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Çfarë pamë nga tubimi i LVV-së në Zvicër ishte një nivel tjetër i marrëzisë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shfaqur kritika ndaj asaj që ndodhi në tubimin e partisë Vetëvendosje në Zvicërr. Ajo ka shkruar se çfarë pamë në nga tubimi i LVV-së në Zvicër ishte një nivel tjetër i marrëzisë. E di që është e vështirë të kontrollosh çdo veprim të mbështetësve. Ata mund të të shkruajnë këngë, të bëjnë tatuazhe, madje edhe të ngrenë shtatore. Edhe kjo është e dëmshme për shëndetin demokratik, por deri diku e kuptueshme, sepse nuk kontrollohet leht. Por kur një deputete i kushton këngë liderit në një ngjarje të organizuar nga vet partia, dhe lideri rri aty duke rrahur shuplakë, kjo nuk është më thjesht shije e keqe apo folklor politik. Kjo është përtej marrëzisë. Kjo është e rrezikshme. Jo për shkak të kualitetit të këngës, ai s’ka asnjë rëndësi, por për shkak të mentalitetit që promovon” ka shkruar sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Zgjerohen hetimet për manipulim zgjedhor në Prizren, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zgjeruar hetimet lidhur me dyshimet për manipulim …