Serbia në udhëkryq: SHBA kërkon largimin e Rusisë nga NIS, Beogradi nën presion

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe ligjërues në Universitetin Johns Hopkins, Edward P. Joseph, ka deklaruar se Serbia ndodhet në një moment vendimtar politik dhe strategjik, nën presion të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara për largimin e plotë dhe të pakthyeshëm të Rusisë nga Industria e Naftës së Serbisë (NIS). Në një intervistë për N1, Joseph ka theksuar se çështja e NIS-it është aktualisht në qendër të vëmendjes së Kongresit amerikan, duke e cilësuar këtë fokus si të rrallë për Ballkanin. Sipas tij, administrata amerikane është e vendosur që rusët të largohen nga pronësia, pa zvarritje apo manovra politike, ndërsa shtetëzimi i NIS-it mbetet një opsion real. Duke krahasuar Serbinë me Hungarinë, Joseph ka vënë në dukje se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk gëzon pozitën e privilegjuar që ka Viktor Orbani në raport me Perëndimin. Ai shtoi se edhe projekti i dhënies së objektit të Shtabit të Përgjithshëm kompanisë së Jared Kushner është nën pikëpyetje serioze, për shkak të kundërshtimit publik dhe dyshimeve për aftësinë e Vuçiqit për t’i përmbushur angazhimet e marra. Sipas Joseph, largimi i rusëve nga NIS-i do të shënonte hyrjen e Serbisë në një realitet të ri politik dhe gjeostrategjik, ndërsa zvarritja e vendimit vetëm sa do ta thellonte pasigurinë dhe presionin ndërkombëtar ndaj Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

Ilirjana Mehmetaj: Psikologe e përkushtuar për ndryshim real dhe shërbim ndaj qytetarëve

Në Deçan u mbajt një takim pune i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku morën …