Asfaltohet degëzimi i rrugës “Bajram Ahmeti” në Smirë si dhe po punohet në rrugën Viti-Gëricë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot për së afrimi punimet që janë duke u bërë në aksin rrugor Viti-Gërlicë si dhe në asfaltimin e degëzimit të rrugës “Bajram Ahmeti” në Smirë të Vitisë. Me këtë rast i pari i komunës është takuar edhe me banorët e këtij lokaliteti të cilët u shprehën të lumtur që po realizohet ky projekt infrastrukturor duke falënderuar kryetarin Haliti për realizimin e tij. Përndryshe kryetari Haliti tha se qeverisja lokale në Viti po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta në interes të qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka bërë ndezjen e dritave festive të fundvitit

Qyteti i Malishevës ka filluar zyrtarisht dekorimin festiv për festat e fundvitit, duke sjellë atmosferë …