Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur në takim z. Fatih Topçu, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizren.
Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar se z. Fatih Topçu, e uroi atë për rizgjedhjen si Kryetar i Komunës, duke shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e marrëdhënieve institucionale. Gjatë bisedës, kryetari Latifi ka shprehur vullnetin që në frymën e miqësisë së mirë, të kultivojmë dhe të forcojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët e komunës së Rahovecit. Në fund kryetari Latifi e falënderoi z. Topçu për vizitën, urimin dhe për gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.