Ardit Halilaj riemërohet shef në kabinetin e kryetarit Latifi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka riemëruar z. Ardit Halilaj shef në kabinetin e tij.

Gjatë mandatit të kaluar, sipas kryetarit Latifi, Halilaj ka dëshmuar përkushtim të lartë, qasje unfikuese mes Kabinetit dhe Administratës Komunale dhe suksese në detyrat që i janë besuar, duke kontribuuar në punën e përditshme të institucionit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Ai i ka uruar suksese të mëtejshme në mandatin e ri duke qenë i bindur se do të vazhdojë të punojë me të njëjtin profesionalizëm dhe me përgjegjësi për të mirën e komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi Buxhetor në Drenoc

Cikli i dëgjimeve buxhetore nga Komuna e Rahovecit, përkatësisht, Drejtoria e Finacave vazhdoi mbrëmë në …