Milazim Krasniqi: Në Kosovë po shkohet drejt zgjedhjeve në kushte politike abnormale

Në prag të fushatës parazgjedhore, analisti politik Milazim Krasniqi ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një realitet politik thellësisht abnormal në Kosovë, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në rrethanat aktuale. Sipas Krasniqit, partitë opozitare po sillen sikur vendi ndodhet në një normalitet demokratik, ndonëse Kosova, siç thekson ai, ndodhet nën sanksione të BE, është e përjashtuar nga partneriteti strategjik me ShBA, dhe po përballet me korrupsion të lartë qeveritar, shpërdorim të buxhetit publik dhe presion sistematik ndaj mediave dhe bizneseve. Refuzimi i kryeministrit për t’iu përgjigjur ftesave të prokurorisë, vendime administrative që, sipas tij, cenojnë rendin kushtetues dhe shoqëror, si dhe regjistrimin e organizatave që i cilëson si kriminale. “Në këtë prag fushate parazgjedhore partitë opozitare po flasin sikur realiteti politik në Kosovë është normal. Por realiteti politik në Kosovë është abnormal”, ka shkruar Krasniqi, duke renditur si arsye sanksionet e BE-së, përjashtimin nga partneriteti strategjik i SHBA-së, korrupsionin qeveritar, shpërdorimin e buxhetit nga një qeveri që ai e cilëson jolegjitime, si dhe presionin ndaj mediave dhe bizneseve. Ai u bën thirrje Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe  BE që të jenë të qartë në qëndrimin e tyre ndaj Kosovës. Sipas Krasniqit, partnerët ndërkombëtarë duhet të sqarojnë nëse janë të gatshëm të bashkëpunojnë me një qeveri që ai e cilëson të korruptuar dhe të rrezikshme për interesat e tyre strategjike, duke theksuar se Kosova, pa mbështetjen e SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, rrezikon dështimin.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës

Komandanti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë Zahir Pajazitin, Hakif …