Kryetari Lushtaku dhe nënkryetari Nura, zhvilluan vizita zyrtare në të gjitha shkollat e qytetit të Skenderajt

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku, i shoqëruar nga nënkryetari Fadil Nura, zhvilluan vizita zyrtare në të gjitha shkollat e qytetit të Skenderajt, për të parë nga afër mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për të dëgjuar drejtpërdrejt nevojat e tyre.

Kryetari Lushtaku u ofroi mbështetje të fuqishme institucionale mësimdhënësve, duke theksuar se arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe e ardhmja e sigurt e qytetit tonë.

Kryetari Lushtaku ritheksoi përkushtimin e Komunës për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke e konsideruar arsimin prioritet kyç të qeverisjes lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti në takim z. Fatih Topçu, Konsull i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur në takim z. Fatih Topçu, …