Ramosaj: Sot zyra ime u mbush me buzëqeshje dhe sinqeritet

Bashkë me mësimdhënësen Besa Dautaj, nga këta fëmijë të mrekullueshëm pranova urimet për mandatin e ri, urime që vijnë nga zemra e pastër dhe kanë vlerë të veçantë. Mes tyre ishte edhe djali im, gjë që e bëri këtë vizitë edhe më emocionale për mua.

U premtova që do të vazhdoj të punoj me përkushtim të plotë për ta, që çdo fëmijë të ketë më shumë hapësirë për ëndrra, dije dhe siguri.

Ju faleminderit për këtë gëzim që ma dhuruat sot, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …