Kryetari Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KRM “Pastërtia”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia”, të cilë i mirëpriti në një takim të mërkurën në zyrën e tij.

Prita sot në zyrën time drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia” ku diskutuam për bashkëpunimet tona, zotimin tim për rritjen e mirëqenies për punonjësit e mirëmbajtjes si dhe angazhimet tona në dobi të mirëmbajtjes së hapësirave publike, bashkëpunime këto për të cilat pranova mirënjohje nga ana e tyre, ka shkruar ndër të tjera në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …