Ambasadori britanik i kërkon Kurtit zgjedhje të qeta dhe institucione të shpejta pas dështimeve të 9 shkurtit

Përvoja e diskutueshme e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kur faqja e KQZ-së nuk funksiononte dhe rezultatet paraprake e nxirrnin Lëvizjen Vetëvendosje me mbi 50 për qind të votave, ka ngritur shqetësime serioze te partnerët ndërkombëtarë. Sipas vlerësimeve, një situatë e tillë nuk pritet të tolerohet më. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i ka adresuar kërkesa të drejtpërdrejta kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar zgjedhje të qeta, funksionale dhe krijim të shpejtë të institucioneve të reja pas bllokadës së gjatë institucionale. Në njoftimin e tij, Hargreaves theksoi rëndësinë e stabilitetit zgjedhor dhe funksionalitetit institucional. “Diskutuam fushatën zgjedhore dhe shpresat për një proces të qetë që mundëson krijimin e shpejtë të institucioneve”, deklaroi ai. Ambasadori britanik nënvizoi se institucionet e reja janë të domosdoshme për përballjen me sfida urgjente, përfshirë buxhetin e shtetit, dialogun me Serbinë dhe integrimin evropian. Ai shprehu gjithashtu pritshmëri për thellimin e bashkëpunimit Britani–Kosovë me qeverinë e ardhshme. Angazhimi i shtuar i Britanisë në mbështetje të demokracisë dhe modernizimin e procesit zgjedhor, përfshirë rregullimin e faqes së KQZ-së, interpretohet si sinjal i qartë pakënaqësie me menaxhimin aktual të proceseve demokratike dhe paralajmërim se standardet zgjedhore nuk do të tolerohen më.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …