Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se regjistrimi për votim përmes postës mund të bëhet deri më 18 gush

Më 27 dhjetor do të hapen qendrat e votimit në 29 përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të organizojë votimin në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi ka njoftuar se më 27 dhjetor do të hapen qendrat e votimit në 29 përfaqësitë diplomatike të shtetit të Kosovës për të mundësuar votimin e më shumë se 19 mijë e 300 shtetasve të Kosovës. Aika thënë për Kosovapres se  “planifikimi fillestar i KQZ-së ka qenë që ky proces të organizohet në 50 përfaqësi diplomatike të vendosura në 36 shtete, si dhe në 10 qendra votimi jashtë përfaqësive diplomatike. Pastaj, pas vendimit të PZAP-it, Gjykatës Supreme dhe pas përfundimit të regjistrimit të votuesve – KQZ ka reduktuar votimin në 37 përfaqësi diplomatike”.

Procesi i votimit më 27 dhjetor 2025 do të zhvillohet në këto përfaqësi diplomatike: 1. Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankfurt – konsullatë; Hamburg – konsullatë;  Mynih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Dyseldorf – konsullatë); 2. Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); 3. Mbretëria e Bashkuar (Londër – ambasadë); 4. Francë (Paris – ambasadë; Strasburg – konsullatë); 5. Belgjikë (Bruksel – ambasadë); 6. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Uashington – ambasadë; Nju Jork – konsullatë); 7. Norvegji (Oslo – ambasadë); 8. Austri (Vjenë – ambasadë); 9. Kanada (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); 10. Suedi (Stokholm – ambasadë); 11. Slloveni (Lubjanë – ambasadë); 12. Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); 13. Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); 14. Turqi (Stamboll – konsullatë); 15. Kroaci (Zagreb – ambasadë); 16. Holandë (Hagë – ambasadë); 17. Republika Çeke (Pragë – ambasadë) dhe 18. Hungari (Budapest – ambasadë).

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK: Moslejimi i Salih Mustafës një vizitë te babai i tij i sëmurë rëndë është vendim i padrejtë

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të …