Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka reaguar sot ndaj gjendjes së krijuar. Ai ka kërkuar intervenimin sa më të shpejta dhe kthimin normal të furnizimit me energji elektrike në këtë komunë.

Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë:

Në emër të gjithë qytetarëve vitias shprehi hapur shqetësimin tim për mos furnizimin e rregullt me energji elektrike në komunën e Vitisë, gjatë këtyre ditëve të fundit. Ndalja e shpeshtë e energjisë elektrike dhe furnizimi jo i rregullt gjatë stinës së dimrit po vështirëson jetën e qytetarëve e në veçanti edhe të bashkatdhetarëve tanë që gjendën për pushime në vendlindje. Situata e krijuar me energji elektrike është e pa pranueshme jo vetëm për qyetarët por edhe për bizneset që operojnë në komunën e Vitisë. Ndalja e shpeshtë e rrymës dhe furnizimi jo stabil po rrezikojnë edhe pajisjet eklektike që kanë qytetarët dhe bizneset tona si dhe po krijon vështirësi edhe në ngrohje në këtë mot të ftohtë.

Kërkoj nga kompania KEDS që sa më parë të bënë intervenimet e nevojshme, që të kthehet furnizimi normal me energji elektrike për qytetarët vitias dhe klientët e tyre besnik. Është dashur që të gjithë mekanizmat relevant të bashkëpunojnë me kompaninë KEDS dhe që paraprakisht të merren masat e nevojshme që qytetarët tanë që të kemi furnizim stabil me energji elektrike sepse dimri dhe fluksi i mërgimtarëve është i përvitshëm dhe siç duket përsëri i gjen të pa përgatitur mekanizmat relevant.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i katërt publik me punëtorët e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e katërt publik me punëtorët …