Limaj

Fatmir Limaj: Nisma e përkushtuar për ndryshim politik, koalicioni me PDK nuk u arrit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij mbetet e përkushtuar ndaj ndryshimit politik në Kosovë. Ai theksoi se përpjekjet për krijimin e një koalicioni parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës kishin si synim gjenerimin e energjisë elektorale dhe sjelljen e ndryshimit të nevojshëm në vend, por marrëveshja nuk u arrit. “Ka pasur gatishmëri për një listë të përbashkët Nisma–PDK, por koalicioni nuk ndodhi,” tha Limaj, duke vënë në dukje se mungesa e bashkimit ka lënë hapësirë për vazhdimin e problemeve në skenën politike, përfshirë komunikimin e dobët dhe vendosjen e interesit nacional në plan të dytë. Megjithatë, Limaj theksoi se Nisma do të vazhdojë rrugën e saj me një vizion të qartë: “Nisma është për ndryshim. Kauza jonë është bashkimi nga baza për të krijuar forcë dhe për të sjellë ndryshim real. Objektivi ynë është hyrja në Parlament.” Ai shtoi se qytetarët po tregojnë interes dhe entuziazëm për këtë qasje.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Uashingtoni flet një zë: Kritika bipartizane ndaj Gjykatës Speciale

Është e rrallë që e Majta dhe e Djathta amerikane të bashkohen publikisht në një …