Një ushtrim simulues i tërmetit dhe evakuimit është mbajtur sot në shkollën fillore të mesme të ulët “Kenan Halimi” në Gjylekar, i organizuar nga Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës (DSHPE).
Ky ushtrim, që kësaj radhe u zhvillua në fshatin Gjylekar, kishte për qëllim testimin dhe forcimin e kapaciteteve për reagim në raste emergjente, përfshirë evakuimin e nxënësve dhe personelit shkollor.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), Policia e Kosovës, Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Kryqi i Kuq, si dhe të tjerë.
Naser Haziri, u.d i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencës tha se qëllimi i i ushtrimit ishte ngritja e shkathtësive profesionale dhe vetëdijësimit në fushën e kërkim – shpëtimit, evakuimit dhe menaxhimit të situatave aksidentale deri në nivelin e shkallës së mesme të Shërbimit të Zjarrëfiksëve dhe Shpëtimit.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe zv.kryetari Hasan Aliu i cili theksoi rëndësinë e përghatitjes për situata emergjente.
Të gjithë duhet të jemi të përgatitur përraste emergjente por shpresoj që situata të tilla të mos ndodhin asnjëherë”, u shpreh zv.kryetari Aliu. Me nga një fjalë rasti u drejtuan edhe Hetem Jakupi, Komandant i Njësisë së Zjarrëfiksëve në Viti dhe drejtori i kësaj shkolle Eshref Sadiku.