Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Suhareka kërkon shpresë dhe rreshtim pas LDK-së

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim në Suharekë, ku theksoi se qytetarët e këtij qyteti dhe rajoni janë të lodhur nga qeverisja populliste dhe propaganda politike, dhe se tani kërkojnë një rreshtim të qartë pas LDK-së. Abdixhiku theksoi se partia që ai përfaqëson është e fortësuar nga mbështetja e mërgimtarëve dhe e rrënjosur në vlerat e djathta kombëtare. Sipas tij, qytetarët besojnë në programin, listën dhe përgjegjësinë e LDK-së për të ardhmen e Kosovës. Abdixhiku prezantoi disa nga premtimet kyçe të partisë së tij për qytetarët:

  • Mësimi tërëditor për nxënësit, për një edukim më gjithëpërfshirës.
  • Ndërtimi i çerdheve të reja dhe paketë mbështetëse për të porsalindurit.
  • Pensione prej 300 eurosh dhe paga prej 1000 eurosh për mësuesit.
  • Investime të mëdha në infrastrukturë rrugore, energjetikë, turizëm dhe bujqësi, tha Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …