Albin Kurti prezanton arritjet e qeverisjes dhe zotimet për mandatin e tretë në Podujevë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbajti një tubim me elektoratin në Podujevë, ku bëri bilancin e arritjeve të mandatit të tij katërvjeçar dhe prezantoi zotimet kryesore për qeverisjen e ardhshme. Kurti theksoi se gjatë mandatit të tij, qeveria ka ndërtuar, rinovuar ose përshtatur 74 çerdhe në të gjithë vendin, krahasuar me vetëm katër të ndërtuara në 17 vitet e mëparshme. “Kjo tregon se për Qeverinë e Kosovës, me mua kryeministër, fëmijët e Kosovës janë të gjithë fëmijët e Kosovës,” tha Kurti. Një nga premtimet kryesore për mandatin e tretë është funksionalizimi i Bankës Zhvillimore të Kosovës, e cila do të mbështesë prodhimtarinë vendore me një fond prej 1 miliard eurosh. Kurti theksoi se përmes kësaj banke, ndërmarrësit nuk do të kenë më nevojë të lënë hipotekë për investime, pasi shteti do të garantojë kreditë për prodhim bujqësor, industrial dhe zejtar. Në kuadër të digjitalizimit të administratës, Kurti paralajmëroi nisjen e arkave fiskale digjitale dhe faturës elektronike “biznes-biznes”, që do të mundësojë mbikëqyrjen në kohë reale të detyrimeve tatimore dhe ri-mbushjen automatike të TVSH-së.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Partitë pa programe të matshme për qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit

Asnjë nga partitë politike në Kosovë nuk ofron programe të qarta, të strukturuara dhe të …