Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Deçani krah vizionit për zhvillim dhe mirëqenie

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zhvilluan një takim me qytetarët e Deçanit, ku u pritën me ngrohtësi dhe entuziazëm. Gjatë takimit, u prezantua plani 4-vjeçar i AAK-së, vizioni për zhvillim të qëndrueshëm, si dhe kandidatët e partisë për këtë rajon. Haradinaj dhe ekipi i tij theksuan rëndësinë e qëndrimit krah qytetarëve për turizëm, ekonomi lokale dhe mirëqenie. Deçani, i njohur për pasuritë e rralla natyrore të Rrafshit të Dukagjinit, sipas AAK-së, ka potencial të madh zhvillimi dhe mund të kthehet në një qendër të fortë turistiko-rekreative. Aleanca premton angazhim të plotë për t’i dhënë qytetit dhe komunitetit një të ardhme më të mirë, duke krijuar mundësi dhe projekte konkrete për të gjithë banorët. “Deçani krah Aleancës. Aleanca krah Deçanit,” theksojnë përfaqësuesit e partisë, duke shprehur përkushtimin e tyre për zhvillim lokal dhe mirëqenie për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …