Kryetari Latifi mbajti një takim të domosdoshëm me drejtuesit e KOSTT-it,

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi është takuar me drejtorin e KOSTT-it, z. Shaban Neziri, kryesuesin e Bordit, z. Gëzim Tosuni dhe shefin e kabinetit, z. Taulant Tanushaj.

Nga udhëheqësit e KOSTT-it kërkova që të flasin hapur dhe qartë për situatën e rëndë energjetike në komunën tonë. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë po ndodh me rrymën, pse po ka ndërprerje të shpeshta dhe kur do të përfundojë kjo gjendje shqetësuese. Kërkova që këto sqarime të jepen publikisht dhe në media, jo vetëm përmes njoftimeve në uebfaqe.

Nuk mjafton të lexojmë njoftime në internet. Qytetarëve u duhet zgjidhje, jo vetëm informata. Kërkesa ime ishte shumë e thjeshtë: të sigurohet energji elektrike pa ndërprerje. Këtë po e kërkojnë qytetarët dhe këtë po e kërkoj edhe unë si përfaqësues i tyre.

Edhe pse e vlerësoj përpjekjen e tyre, nuk mora një përgjigje konkrete se kur do të zgjidhet problemi. U bë e qartë se shumë vendime nuk janë vetëm në dorën e KOSTT-it. Shumë sfida dhe vonesa në sektorin energjetik lidhen me vendime politike dhe prioritete të caktuara që nuk po e lejojnë zgjidhjen e menjëhershme të situatës për qytetarët.

Qytetarët nuk mund të mbeten peng i retorikës dhe i premtimeve të shpeshta. Ata kanë nevojë për veprime konkrete dhe energji të qëndrueshme menjëherë. Për këtë, ne do të vazhdojmë të kërkojmë llogaridhënie dhe zgjidhje reale.

Ne duam rrymë, sepse po e paguajmë, edhe atë po e paguajmë shtrenjtë, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e katërt me Drejtorët e Shkollave, Psikologët, Pedagogët dhe Koordinatorët e cilësisë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti të hënën takimin e katërt me …