Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Njohja e pasaportave serbe nga BE-ja, goditje për sovranitetin e Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me vendimin e Bashkimit Evropian për të njohur pasaportat e Serbisë të lëshuara për serbët që jetojnë në Kosovë. Në një emision televiziv, Hoxhaj tha se këto pasaporta, ku figuron shënimi “Republika e Serbisë” për qytete brenda Kosovës si Graçanica, Peja, Prizreni dhe Leposaviqi, përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të sovranitetit të Kosovës. Sipas tij, kjo është një kthim mbrapa në raport me vitin 2010, kur Kosova kishte arritur që këto pasaporta të përjashtoheshin nga procesi i liberalizimit të vizave për Serbinë. Hoxhaj theksoi se njohja e tyre nga Bashkimi Evropian, e jo nga vende që nuk e njohin Kosovën, e bën situatën edhe më shqetësuese. Ai paralajmëroi se kjo çështje mund të lidhet edhe me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e cilësuar si dështim të madh të politikës së jashtme të Qeverisë aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj reagon për faturat e rrymës në dhjetor, kërkon hetime nga Prokuroria

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me faturat …