Kryetari Latifi priti në takim Ef. Shani Sylkën, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur të mërkurën në një takim, ef. Shani Sylkën, Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec, me bashkëpunëtorët e tij, të cilët erdhën për ta uruar atë zgjedhjen si Kryetar i Komunës.

Kreu i Bashksisë Islame në Rahovec e  falënderoj kryetarin Latifi për angazhimin dhe kontributin e dhënë ndër vite për KBI-në në Rahovec, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të mirë të qytetarëve.

Nga ana e tij kryetari Latifi i falënderoj për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm të Këshillit të Bashkësisë Islame në kultivimin e vlerave shpirtërore, të tolerancës dhe të bashkëjetesës së mirë, duke ritheksuar përkushtimin për një bashkëpunim korrekt dhe në frymë të mirë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Akademi përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Njazi Azemi – Komandant Mjekrra

Në Viti është mbajtur Akademi Përkujtimore në shënim të 25-vjetorit të rënies së dëshmorit të …