IKKSH-Stuttgart, nderon Prof. Ahmet Qeriqin me Mirënjohje Post-Mortem në 79-vjetorin e lindjes

IKKSH-Stuttgart, nderon Prof. Ahmet Qeriqin me Mirënjohje Post-Mortem në 79-vjetorin e lindjes

Me rastin e 79-vjetorit të lindjes së Profesor Ahmet Qeriqit, Instituti i Kujtesës Kombëtare Shqiptare – Stuttgart, i ndau sot Mirënjohje Post-Mortem veprimtarit dhe intelektualit të shquar, Prof. Ahmet Qeriqi, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen, kultivimin dhe përhapjen e vlerave atdhetare dhe kombëtare shqiptare. Kjo mirënjohje u nda në shenjë nderimi të thellë për jetën dhe veprën e një njeriu që ia kushtoi dijen, penën dhe shpirtin çështjes kombëtare, duke mbetur gjithmonë zë i ndërgjegjes historike dhe kulturore të popullit shqiptar. Në këtë Mirënjohje janë përfshirë edhe fjalët testamentare të tij – “Amaneti i Bacës”, një dëshmi prekëse e dashurisë së pakushtëzuar për atdheun dhe popullin e tij. Amaneti i veprimtarit Hysen Gega, shpalos madhështinë shpirtërore të një atdhetari që edhe pas vdekjes dëshironte t’i shërbente kombit, duke kërkuar që ceremonia varrimit të bëhej me dinjitet kombëtar, këngë që mishërojnë shpirtin shqiptar dhe gatishmërinë humane që trupi i tij, nëse është e nevojshme, t’i shërbejë shkencës dhe jetës. Ky akt mirënjohjeje përfaqëson jo vetëm respektin institucional, por edhe mirënjohjen e thellë morale të brezave për një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë kulturore dhe atdhetare shqiptare. Mirënjohja u nda nga Ylber Gega, Fatjona Gega, Halil Krasniqi dhe Seldi Elezi, ndërsa në emër të Familjes Gegaj dokumentin e nënshkroi Ylber Gegaj, dhe në emër të Institutit të Kujtesës Kombëtare Shqiptare Imer Lladrovci. 06 dhjetor 2025, Stuttgart Prof. Ahmet Qeriqi mbetet përherë i gjallë në kujtesën kombëtare, si shembull i intelektualit të përkushtuar, atdhetarit të palëkundur dhe njeriut që jetoi e mendoi për Shqipërinë dhe shqiptarët, deri në frymën e fundit dhe përtej saj.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK’së kritikon Gjykatën Speciale pas vdekjes së babait të Salih Mustafës: “Drejtësia pa humanizëm është padrejtësi”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka reaguar ashpër për vdekjen e babait të …