Më 27 dhjetor do të nisë procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës. Procesi hapet në orën 07:00 në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, ku janë të regjistruar paraprakisht 116 votues, duke shënuar përfaqësinë e parë që nis votimin jashtë vendit. Pas Turqisë, votimi do të vazhdojë në 15 shtete të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Belgjikën, Norvegjinë, Austrinë, Suedinë, Slloveninë, Danimarkën, Italinë, Kroacinë, Holandën, Republikën Çeke dhe Hungarinë, ku janë të regjistruar gjithsej 17,761 votues. Procesi do të përfundojë në kontinentin amerikan, ku do të votojnë 1,310 qytetarë të regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, në përfaqësitë diplomatike të Uashingtonit, Nju Jorkut, Otavës dhe Torontos. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, njoftoi se për votimin në përfaqësi diplomatike janë organizuar gjithsej 40 vendvotime, duke garantuar një proces të rregullt dhe të qetë për gjithë qytetarët jashtë vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
