Lumir Abdixhiku: Shtatë ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare, është dashur të dorëhiqen

EPP shpreh mbështetje për LDK-në dhe Lumir Abdixhikun në prag të zgjedhjeve

Partia Popullore Evropiane (EPP) ka shprehur mbështetjen e saj për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në prag të zgjedhjeve të së dielës. Përmes një postimi, EPP vlerëson lidershipin e Abdixhikut dhe vizionin e LDK-së për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës. “Teksa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, LDK nën udhëheqjen e Lumir Abdixhiku po u ofron shpresë qytetarëve të Kosovës. Shpresë për një të ardhme më të mirë, për ekonomi të begatë dhe për një Kosovë stabile dhe në harmoni me Bashkimin Evropian,” thuhet në postim. Kjo mbështetje vjen në një moment kyç për LDK-në dhe shihet si një përkrahje e qartë për kandidatin e saj për kryeministër. Partia Popullore Evropiane është familja më e madhe politike në Evropë, e cila bashkon parti të qendrës së djathtë që udhëheqin në vende si Gjermania, Italia, Suedia, Austria, Kroacia, Finlanda dhe Belgjika. Mbështetja e EPP-së synon të rrisë besueshmërinë ndërkombëtare të LDK-së dhe të theksojë vizionin e saj për stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe integrim evropian të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me zgjedhje të reja pas një viti të bllokuar politikisht

Më 28 dhjetor, populli i Kosovës do të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur parlamentin …