Familja e Gjeneralit të ndjerë Gani Imeri ka organizuar një pritje madhështore në nder të Gjeneral Rrahman Ramës, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Takimi u zhvillua në konakun e familjes Imeri, ku u theksua fryma e mikpritjes tradicionale dhe lidhja e fortë mes bashkëluftëtarëve. Gjeneral Rrahman Rama u shpreh i emocionuar për pritjen e ngrohtë, duke theksuar se ndihej si në shtëpinë e tij. “Takim i mrekullueshëm sonte në konakun e familjes së shokut tim të luftës, Ganiut. Djemtë dhe vëllezërit e Ganiut e kanë trashëguar traditën e pritjes nga ai, dhe sonte më bënë të ndihem si në shtëpinë time. Faleminderit për përkrahjen e madhe!” – ka shkruar Rama. Gjeneral Rrahman Rama kandidohet në zgjedhjet e ardhshme si pjesë e listës së PDK-së me numrin 7. Vizita në familjen e bashkëluftëtarit të tij, Gjeneral Gani Imeri, pasqyron respektin, miqësinë dhe vlerat e luftës çlirimtare, duke u bërë një moment domethënës për komunitetin dhe për vlerat që lidhen me sakrificën dhe shërbimin për vendin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
