Albin Kurti premton pagën e 13-të për sektorin publik dy ditë para zgjedhjeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka deklaruar se shërbyesit publik do të përfitojnë pagën e 13-të, e cila sipas tij do të zbatohet duke nisur nga buxheti i vitit 2026. Në një deklarim publik, Kurti tha se paga e 13-të, do t’u ndahet të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe se ajo nuk do të jepet në fund të vitit, por në fillim të tij. “Me mua kryeministër, do të jetë paga e 13-të, në sektorin publik për të gjithë shërbyesit publik, e cila nis me buxhetin e vitit 2026. Kjo pagë nuk jepet në fund të vitit, por në fillim të vitit”, ka deklaruar Kurti. Ai shtoi se pagesa shtesë do të realizohet që në fillim të vitit buxhetor, duke e cilësuar këtë si një mënyrë të re të shpërndarjes së të ardhurave për shërbyesit publik. Deklarata e Kurtit vjen dy ditë para zgjedhjeve, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: RKL duhet të ringrihet sa më shpejt – dëmet duhet të kompensohen nga KEDS/KEC

Sadik Halitjaha ka reaguar lidhur me dëmtimin e Radio Kosovës së Lirë, duke theksuar se …