Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ai votoi në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. Pas hedhjes së votës, Limaj theksoi rëndësinë e kësaj dite për demokracinë dhe të ardhmen institucionale të vendit. Sipas tij, zgjedhjet përbëjnë një moment kyç të vendimmarrjes qytetare për forcimin e shtetit dhe funksionalitetin e institucioneve. “Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës dhe për shtetin tonë. Është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari për ta bërë këtë shtet më funksional. Shpresoj që qytetarët të vendosin për forcën e shtetit dhe për mënyrën se si do të funksionojë ai. Sot vendosni se në dorën e kujt do ta lini Parlamentin e Kosovës”, tha Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

I shoqëruara nga nëna e tij, Rukë Haradinaj, vendvotimit i është drejtuar edhe lideri i …