Shqipëria ka forcuar sot radhët e Forcave të Armatosura me 387 rekrutë, kadetë dhe studentë të rinj, të cilët kanë dhënë betimin për shërbim ndaj Atdheut. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ministri Vengu ka theksuar se brezi i ri i ushtarakëve përfaqëson garancinë e besimit, sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes së Shqipërisë, duke nënvizuar rëndësinë e përkushtimit dhe përgjegjësisë në shërbim të vendit. “Gjatë ceremonisë së betimit të 387 rekrutëve, kadetëve dhe studentëve të rinj. Një betim për Atdheun, një zgjedhje për jetën. Brezi i ri i Forcave të Armatosura nis rrugëtimin e shërbimit me nder dhe përgjegjësi. Ju jeni garantët e besimit se siguria, stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë mbrohen nga përkushtimi juaj”, ka shkruar Vengu.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
