Hysni Gucati: Sot nuk ndihemi ende të lirë

Me rastin e Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar sakrificën e luftëtarëve të lirisë. Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, ka theksuar se edhe pse sot kujtojmë heroizmin e 34 viteve më parë, nuk ndihet plotësisht i lirë për shkak të vonesave të institucioneve të Kosovës në miratimin e ligjit për vlerat e luftës. “Mu në këtë vend, para 34 viteve, shkëndijat e para të lirisë u ndezën nga bacës Shaban me dy djemtë, Hamzën dhe Ademin, dhe i gjithë rrethi i Jasharajve u përball me forcat çetnike serbe. Sot si veteranë nuk ndihemi të lirë sepse ligji për vlerat e luftës ende nuk është miratuar nga institucionet tona,” tha Gucati, raporton EO. Homazhe përkujtimore do të organizohen edhe në lokacione të tjera anembanë Kosovës nga degët e OVLUÇK-së në secilin qytet.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj ish-liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është “çmenduri dhe mizori”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Dhomat e …