Umbajt mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në Rahovec është mbajtur mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara, nën udhëheqjen e Kryesueses, Samra Kërqagu. Ishte kjo mbledhja e pestë e komitetit dhe e fundit për vitin 2025.

Qëllimi i komitetit është të sigurojë që politikat dhe vendimet që merren në nivel lokal dhe qëndror të jenë të përshtatshme dhe përfshirëse për personat me aftësi të kufizuara, duke promovuar kështu barazinë dhe përfshirjen sociale.

Kjo mund të përfshijë çështjet si: Socializimi, arsimimi, punësimi, qasja në shërbime dhe përmirësimi i legjislacionit ekzistues për të garantuar të drejtat e kësaj kategorie.

Në rend dite ishte Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Përgatitja e Planit të Punës për vitin 2026 dhe të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike

Komuna e Skenderajt njofton qytetarët se, me Urdhëresë Nr. 02-352/01-0054409/25, të datës 26.12.2025, të nxjerrë …