2025 – Viti i bllokadës kushtetuese: VV shpërblehet me pushtet pas një viti pa qeveri funksionale

Viti 2025 po mbyllet si një nga periudhat më të errëta institucionale për Kosovën, një vit ku vendi nuk pati as edhe një ditë qeverisje efektive, por u mbajt peng nga fushata të pandërprera zgjedhore dhe bllokada politike. Megjithatë, kjo krizë e thellë nuk e ndëshkoi partinë në pushtet, përkundrazi, ajo u shpërblye me një mandat të ri qeverisës. Që nga janari e deri më 28 dhjetor, Kosova jetoi praktikisht në fushatë zgjedhore – nga zgjedhjet e 9 shkurtit, bllokada politike gjatë gjithë vitit, zgjedhjet lokale, e deri te zgjedhjet e parakohshme të fundvitit. Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje me 42% në shkurt nuk mjaftoi për krijimin e institucioneve, duke e lënë vendin në një gjendje pezullimi institucional për gati një vit të tërë. Gjatë kësaj periudhe, Kushtetuta u shkel dhjetëra herë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese u injoruan, ndërsa Kuvendi u bllokua me muaj për shkak të kryeneçësisë politike dhe kalkulimeve elektorale. As kriza ekonomike, as rritja e çmimeve të produkteve bazë, as shtrenjtimi i energjisë elektrike, e as degradimi serioz i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk patën ndikim vendimtar te elektorati. Edhe pezullimi i dialogut strategjik me SHBA-të, si pasojë e veprimeve përçarëse të kryeministrit në detyrë dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj Gjykatës Kushtetuese, nuk e lëkundi pozitën elektorale të VV-së. Përkundrazi, zgjedhjet lokale dhe manovrat parlamentare, përfshirë zgjedhjen e Nenad Rasic si nënkryetar Kuvendi dhe dhënien e dyfishtë të mandatit nga presidentja, krijuan terrenin për zgjedhjet e fundvitit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: AAK-ja i ka 50 mijë vota dhe është pjesë e Kuvendit, pavarësisht diasporës

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj zërave dhe spekulimeve se …