Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes, gjoba e PZAP-së mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e Kosovës ka njoftuar se është refuzuar si e pabazuar ankesë e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). VV kishte kundërshtuar gjobën e shqiptuar dhe interpretimin e PZAP-së lidhur me përdorimin e pasurisë publike dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve publikë gjatë fushatës zgjedhore, por gjykata i ka cilësuar këto pretendime si të pabazuara dhe jo të qëndrueshme. Sipas vendimit të Supremes, Qëndrimi juridik i PZAP-së është i drejtë dhe i bazuar, duke konfirmuar gjobën ndaj LVV për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit dhe Kandidatët gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025. PZAP kishte bazuar vendimin në prova konkrete, duke konstatuar se kandidatët e VV-së: Arbërie Nagavci, Hysen Durmishi, Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Ceko, kishin promovuar aktivitetet e tyre në hapësira publike si Ministria e Arsimit, Qendra Klinike Universitare, Aeroporti i Prishtinës dhe Ura e Mitrovicës, duke shfaqur logon dhe numrin zgjedhor të subjektit. Gjykata Supreme thekson se gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe ligji nuk është shkelur, duke lënë në fuqi gjobën e shqiptuar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, një vendim që reflekton kontrollin dhe respektimin e rregullave zgjedhore edhe për subjektet më të mëdha politike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Premtime për vota, shtyrje për qytetarë: Kurti e zhvendos pagën e 13-të në vitin 2027

Pas fushatës së mbushur me premtime të mëdha dhe ndihma simbolike prej 100 eurosh, kryeministri …