“Corriere della Sera”: Vetëvendosje fiton shumicën relative në Kosovë

Gazeta italiane Corriere della Sera i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, të udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas shkrimit, Vetëvendosje ka dalë forca e parë me rreth 49,1 për qind të votave, bazuar në exit poll-e, duke siguruar shumicën relative, por jo shumicën absolute për të qeverisur e vetme. Gazeta thekson se formimi i qeverisë së re pritet të jetë i ndërlikuar, për shkak të vështirësive për krijimin e një koalicioni qeverisës. Corriere della Sera përmend se Kurti, i cili shpesh është krahasuar me Che Guevarën për stilin dhe qëndrimet e tij politike, ka zhvilluar një fushatë intensive, të mbështetur në premtime sociale dhe ekonomike, përfshirë ndihma financiare për pensionistët, familjet me fëmijë dhe nëpunësit publikë, si dhe investime publike dhe reforma institucionale. Gazeta vëren se në zgjedhje pjesëmarrja ka qenë relativisht e ulët dhe se partitë opozitare, përfshirë PDK-në dhe LDK-në, kanë shënuar rezultate më të dobëta krahasuar me Vetëvendosjen. Corriere della Sera nënvizon gjithashtu rolin e faktorit ndërkombëtar në Kosovë, përfshirë praninë e trupave të NATO-s dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Premtime për vota, shtyrje për qytetarë: Kurti e zhvendos pagën e 13-të në vitin 2027

Pas fushatës së mbushur me premtime të mëdha dhe ndihma simbolike prej 100 eurosh, kryeministri …