Përfaqësuesit komunal vizitojnë mjekët, policët dhe zjarrfikësit vitias që në natën e vitit të ri janë në shërbim të qytetarëve

Me rastin e shënimit të festës së Vitit të Ri 2026, zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar mjekët, policët dhe zjarrfikësit e Vitisë, të cilët edhe gjatë ndërrimit të motmoteve janë në shërbim të qytetarëve.

Gjatë kësaj vizite, zv. kryetari Aliu, ka shprehur urimet më të përzemërta për Vitin e Ri 2026, duke u dëshiruar shëndet, mbarësi dhe suksese për ta dhe familjet e tyre. Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje të veçantë për përkushtimin dhe sakrificën e tyre, pasi edhe në këto momente festive ata vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, duke u përkujdesur për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Vitisë.

Zv. kryetari Aliu theksoi se puna dhe angazhimi i këtyre shërbimeve është jetik, sidomos gjatë festave, kur nevoja për gatishmëri dhe reagim është edhe më e madhe. Ai falënderoi të gjithë punonjësit që, pavarësisht se nuk kanë mundësi ta festojnë Vitin e Ri pranë familjeve të tyre, vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoresha Ajeti shpërndau dhurata për fëmijët e çerdheve publike në Viti

Në prag të Vitit të Ri 2026, drejtoresha komunale e arsimit në Viti, Arta Ajeti, …