Krojmiri, djepi i zërit të luftës: Aty ku u themelua Radio-Kosova e Lirë

Selia e parë e Radios-Kosova e Lirë ishte e vendosur në shtëpinë e Idriz Qeriqit, në fshatin Krojmir, ku gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 1998 u bënë përgatitjet vendimtare për nisjen e transmetimit të programit. Në këtë seli historike, përveç Ahmet Qeriqit me familjen e tij, në nëntor të atij viti u vendos edhe zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, bashkë me familjen, si dhe kuadro të tjerë të lartë të luftës. Siguria dhe mbështetja e stafit u garantuan nga luftëtarë dhe komandantë të shquar të UÇK-së, në mesin e tyre Elez Durmishi, komandanti i batalionit “Ruzhdi Salihu” të Brigadës 121, Ismet Jashari – Kumanova, komandanti i Policisë Ushtarake Sylë Qeriqi, si dhe rojet e përhershme Hasan Qeriqi, Avni Sylë Qeriqi e të tjerë, duke e kthyer Krojmirin në një qendër kyçe të rezistencës dhe informimit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …