Më 4 janar të vitit 1999 filloi transmetimin në zonat e luftës të UÇK-së Radio-Kosova e Lirë

Më 4 janar të vitit 1999 filloi transmetimin në zonat e luftës të UÇK-së Radio-Kosova e Lirë , institucioni informativ i SHP të UÇK-së. Vendimin për themelimin e Radios-Kosova e Lirë, e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur, më 13 nëntor të vitit 1998, në fshatin Lladrovc. Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rreth kësaj nisme janë angazhuar, zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndërsa idenë e kanë përkrahur: Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramë Buja, Fatmir Limaj, Salih Veseli, Naim Maloku, Kadri Veseli  e të tjerë. Lidhur me themelimin e radios, qysh më 22 qershor të vitit 1998, Ahmet Qeriqi së bashku me Ramë Bujën, kanë biseduar në fshatin Negroc me zëdhënësin e SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Më 23 korrik të vitit 1998, Ahmet Qeriqi  dhe Nezir Myrtaj, takuan në Kleçkë zëdhënësin Jakup Krasniqi, me të cilin biseduan lidhur me krijimin e kushteve për aktivizimin sa më të shpejtë të mediumeve informative të SHP të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon rezoluta për liderët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, mungesa e kuorumit bllokon votimin

Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Maqedonia e Veriut ka dështuar miratimi …