Luftëtari i lirisë Selaudin Sela bënë nderime tek varri i profesor Ahmet Qeriqit

Luftëtari i lirisë nga ish-Batalioni “Atlantiku”, Selaudin Sela, ka vizituar sot varrin e profesor Ahmet Qeriqit, drejtorit dhe themeluesit të Radios Kosova e Lirë. Me këtë rast, Sela ka bërë nderime dhe ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin jetësor të prof. Qeriqit në shërbim të lirisë, informimit dhe kauzës kombëtare, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës mediale dhe intelektuale të Kosovës.
Familja Qeriqi ka shprehur mirënjohje të thellë për vizitën dhe respektin e treguar nga çlirimtari Selaudin Sela, i cili ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të nderuar veprën dhe sakrificën e profesor Ahmetit. Ata theksojnë se kjo vizitë përbën një akt të veçantë kujtese, respekti dhe lidhjeje shpirtërore ndërmjet bashkëluftëtarëve të lirisë dhe familjeve që kanë dhënë kontribut të çmuar për çlirimin e vendit.
Njëherësh, familja Qeriqi rikujton se Selaudin Sela, prej më shumë se dy dekadash, është mik i afërt i familjes, duke ndarë me ta jo vetëm kujtimet e luftës, por edhe vlerat e përbashkëta të sakrificës, besnikërisë dhe dashurisë për atdheun. Vizita e tij u cilësua si një dëshmi e gjallë se veprat e mëdha dhe njerëzit që i shërbyen lirisë nuk harrohen kurrë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …