VV dominon në votat me postë të diasporës: Albin Kurti merr mbi 18 mijë vota

Ka përfunduar numërimi i rreth 28 mijë votave me postë që ishin tërhequr nga dy kutitë postare të KQZ-së në Berlin dhe Bernë, më 23 dhe 29 dhjetor. Ndërkohë, janë edhe rreth 20 mijë vota të tjera nga diaspora, të cilat së shpejti do të verifikohen dhe më pas do të fillojë numërimi i tyre. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosje ka marrë 72.20%, LDK 10.15%, PDK 9.56% dhe AAK 3.90%. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka marrë mbi 18 mijë vota, duke qenë kandidati më i votuar nga votimi me postë.

Më poshtë janë kandidatët që kanë marrë më së shumti vota nga diaspora sipas partive:

LVV:

  1. Albin Kurti – 18,403 vota
  2. Glauk Konjufca – 16,566 vota
  3. Albulena Haxhiu – 11,474 vota
  4. Hekuran Murati – 10,298 vota
  5. Donika Gërvalla-Schëarz – 9,343 vota

LDK:

  1. Lumir Abdixhiku – 2,134 vota
  2. Hykmete Bajrami – 1,896 vota
  3. Ukë Rugova – 1,700 vota
  4. Avdullah Hoti – 1,411 vota
  5. Doarsa Kica Xhelili – 1,345 vota

PDK:

  1. Bedri Hamza – 2,339 vota
  2. Përparim Gruda – 1,411 vota
  3. Arian Tahiri – 1,387 vota
  4. Sala Jashari – 1,032 vota
  5. Vlora Çitaku – 811 vota

AAK:

  1. Ramush Haradinaj – 995 vota
  2. Daut Haradinaj – 796 vota
  3. Besnik Tahiri – 720 vota
  4. Bekë Berisha – 568 vota
  5. Agim Çeku – 529 vota

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …