Johanna Deimel: Pa president në mars, Kosova rrezikon krizë fatale

Ekspertja gjermane për Ballkanin, Johanna Deimel, ka paralajmëruar se dështimi i zgjedhjes së presidentit në mars do të ishte fatal për Kosovën, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike dhe institucionale. Në një intervistë për Deutsche Welle, Deimel thekson se Vetëvendosja, pavarësisht fitores së qartë zgjedhore, nuk i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur e vetme presidentin dhe se kompromisi me opozitën është i domosdoshëm. Sipas saj, bllokimi politik i vitit 2025, mungesa e buxhetit për 2026 dhe paraliza institucionale ishin faktorë kyç që ndikuan në fitoren e Albin Kurtit, si “votë për funksionimin e shtetit”. Megjithatë, ajo paralajmëron se vazhdimi i strategjisë së përplasjes, veçanërisht në procesin presidencial, do të kishte pasoja të rënda. Deimel vlerëson se nëse dështon zgjedhja e presidentit, Kosova do të përballej me zgjedhje të reja pa pasur as buxhet e as mjete financiare për t’i organizuar, duke e shtyrë vendin “drejt greminës”. Ajo bën thirrje për përgjegjësi politike dhe një kandidat konsensual, duke theksuar se pengimi institucional nuk i shërben stabilitetit demokratik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Izmi Zeka: Njeriu i UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra, veteran i UÇK-së (!)

Izmi Zeka: PDK-ja të propozojë kandidat mbi interesat partiake

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentit të …