Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Diti Berisha, drejtor i Gjimnazit “Thor Heyerdahl” në Larvik

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka pritur në takim bashkatdhetarin tonë nga Norvegjia, z. Diti Berisha, drejtor i Gjimnazit “Thor Heyerdahl” në Larvik, së bashku me drejtorin e organizatës së automekanikëve dhe drejtorin e industrisë në rajonin e Vestfoldit, në shtetin e Norvegjisë.

Tema e diskutimit ka shkruar Ramosaj ishte donacioni i radhës, i dedikuar profilit të automekanikës në IAAP “Tafil Kasumaj”, si dhe mundësitë konkrete për zhvillimin e praktikës profesionale të nxënësve tanë në Norvegji.

Kryetari Ramosaj ka falënderuar z. Diti Berisha për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj vendlindjes, si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët norvegjezë që po mbështesin vazhdimisht këto projekte.

Kontrolloni gjithashtu

Bizneset turke vazhdojnë të investojnë në Ferizaj

Ferizaj po dëshmohet si një qytet mikpritës për investitorët e huaj. Një shembull i suksesshëm …