KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të Nismës në procesin e ndarjes së ulëseve në Kuvend, duke theksuar se këto vota nuk i shpërndahen asnjë partie tjetër. Në ndarjen e mandateve merren parasysh vetëm partitë shqiptare që kanë arritur të kalojnë pragun zgjedhor, ndërsa votat e subjekteve që nuk e kalojnë pragun nuk llogariten fare. “Votat e Nismës as nuk i shpërndahen ndonjë partie, as nuk i shkojnë të parës apo të dytës. Ato thjesht nuk llogariten. Kur bëhet ndarja e ulëseve, merren vetëm partitë shqiptare që e kanë kaluar pragun. Pra, merret totali i votave të vlefshme të Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Votat e partive të tjera që nuk e kanë kaluar pragun, nuk hyjnë në llogaritje gjatë ndarjes së mandateve”, ka deklaruar Cakolli. Sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 50.94 për qind të votave, e pasuar nga PDK me 20.27 për qind, LDK me 13.27 për qind dhe AAK me 5.51 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …