Fotografi e takimit në Zvicër ndez polemika: Dyshime për rolin e Mimoza Kusari-Lilës pas Banjskës

VOX Kosova ka publikuar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ishte “politikanja e lartë e Kosovës” e përmendur në raportimet paraprake lidhur me një takim të zhvilluar në Zvicër me një politikane të lartë serbe. Sipas raportimit, takimi është mbajtur rreth një muaj e gjysmë pas sulmit të armatosur në Banjskë, ndërsa Kusari-Lila thuhet se ka komunikuar në mënyrë tejet familjare, aq sa ka habitur edhe pjesëmarrësit e tjerë të pranishëm në këtë sesion joformal. Ky takim ka qenë pjesë e tryezave joformale të organizuara nga organizata ndërmjetësuese ndërkombëtare, ku marrin pjesë përfaqësues politikë nga Kosova dhe Serbia. Ajo që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në skenën politike kosovare është koha dhe konteksti i këtij takimi,  vetëm pak javë pas një prej incidenteve më të rënda të sigurisë në veri të vendit, ku humbën jetën policë dhe u rrezikua seriozisht stabiliteti institucional i Kosovës. Lidhur me këto raportime, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se pjesëmarrja e saj në takime të tilla ka qenë në kuadër të platformave ndërkombëtare për dialog joformal dhe se nuk bëhet fjalë për negociata apo marrëveshje politike.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …