Bizneset turke vazhdojnë të investojnë në Ferizaj

Ferizaj po dëshmohet si një qytet mikpritës për investitorët e huaj. Një shembull i suksesshëm është kompania Red APPLE, në pronësi të sipërmarrësit turk Orhan Sert, e cila merret me prodhimin e foteleve dhe modeleve të ndryshme të kauçëve.

Kjo kompani ka filluar veprimtarinë e saj në Ferizaj në vitin 2021 dhe aktualisht punëson rreth 20 punëtorë. Përveç tregut vendor, Red APPLE eksporton produktet e saj edhe në shtetet e rajonit, duke promovuar cilësinë dhe prodhimin vendor nga Ferizaj.

Sot, këtë biznes e vizitoi Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj, Balton Derguti, i cili u interesua nga afër për ecurinë, sfidat dhe planet e ardhshme të kompanisë. Drejtori Derguti theksoi se Komuna e Ferizajt mbetet e përkushtuar në përkrahjen e investitorëve të huaj, duke ofruar mbështetje institucionale për çdo nevojë që ndihmon zhvillimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ferizaj vazhdon të jetë një qytet i hapur për investime dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e Komunës …