Besnik Tahiri kritikon qeverinë: “Qytetarët lënë në mëshirë të fatit, propaganda ju ka verbuar”

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës me vërshimet dhe incidentet e fundit, duke e cilësuar si një “dështim total institucional”. Sipas Tahirit, ekzekutivi ka prioritizuar rehatinë elektorale mbi jetën dhe pronën e qytetarëve, duke i parë ata vetëm si numra votash. Ai shton se për pesë vite radhazi qeveria ka relativizuar çdo krizë dhe ka shmangur përgjegjësitë. Tahiri përmendi edhe rastin e fundit në Gjakovë, ku u dogj një nga bizneset më të mëdha, pa asnjë reagim institucional. Ai akuzon qeverinë se është verbuar nga propaganda dhe kërkon ngritjen e një task-force kombëtare, që përfshin institucionet qendrore, lokale dhe kapacitetet private, për të mbrojtur qytetarët, veçanërisht përball rënies së temperaturave dhe rrezikut për qindra familje të pastreha. “Mos flini më. Zgjedhjet kanë përfunduar. Koha është të veproni,” theksoi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Opozita në “vdekje klinike”, zgjedhjet e 28 dhjetorit të pabarabarta dhe të manipuluara

Analisti Behxhet  Shala ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke i cilësuar …