PDK

PDK sfidon votën e mërgatës në PZAP, kërkon anulimin e votave me postë pas afatit ligjor

Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar të enjten një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar që të shpallen të pavlefshme votat me postë të pranuara pas datës 29 dhjetor 2025. Sipas PDK-së, këto vota janë pranuar në kundërshtim me afatet ligjore, pasi legjislacioni në fuqi përcakton qartë se votat e dërguara me postë mund të pranohen vetëm deri në orën 16:00 të ditës pas përfundimit të zgjedhjeve. Partia pretendon se çdo votë e pranuar pas këtij afati cenon integritetin e procesit zgjedhor dhe barazinë mes subjekteve politike. Në anën tjetër, ankesa e PDK-së ka nxitur reagime politike. Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ka deklaruar se PDK-ja po vepron kundër votës së mërgatës vetëm pasi, sipas tij, “dështoi ta pengonte dhe ta pamundësonte votimin përmes postës”. Çështja pritet të trajtohet nga PZAP, ndërsa vendimi eventual mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet përfundimtare dhe në besueshmërinë e procesit zgjedhor, veçanërisht sa i përket votës së diasporës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Nëse hyn në garë për president, Ramush Haradinaj e fiton

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se …