SHBA-të presin hapa konkret nga qeveria e re e Kosovës

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pritet të formohet qeveria e re e Kosovës, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin pritje për hapa konkret në forcimin e partneritetit bilateral. Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se shpreson në avancimin e bashkëpunimit, duke përfshirë rifillimin e dialogut strategjik të pezulluar në vitin 2025. “Arritja e kësaj do të kërkojë veprime që çojnë përpara agjendën tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet ekonomik,” thuhet. Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, theksoi se bashkëpunimi me aleatët, veçanërisht me SHBA-në, do të vazhdojë edhe në mandatet e ardhshme, duke u fokusuar tek mbrojtja, zhvillimi dhe marrëdhëniet strategjike. Politologu Dorajet Imeri vlerëson se qeveria e re duhet të intensifikojë partneritetin ushtarak dhe diplomacinë ekonomike me SHBA-të, duke u përqendruar edhe në adresimin e tensioneve në veri të Kosovës. “Kosova duhet të dëgjohet më shumë tek SHBA-të, për të siguruar përgjegjësinë e atyre që kanë shkaktuar tension në veri,” tha Imeri.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …